Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Majko përmes një statusi në Facebook, tregon se ishte veç një telefonatë me shprehejn “It is done (Mori fund)”.
Statusi i Pandeli Majkos
Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.
Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë! /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.