Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar, shkruan Reporteri.net
Me rastin e dorëheqjes së Haradinajt kanë reaguar figura të shumta nga skena e politikës.
Së fundmi edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, i cili e ka duartrokitur gjestin e Haradinajt për t’i bërë nder vendit.
“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, ka shkruar Majko./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.