Nuredin Dumani ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr plumbin që ka marrë në shtyllën kurrizore gjatë përplasjes me armë në atentatin e organizuar ndaj Talo Çelës në Elbasan.
Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier.
Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat bëri publike detajet e arrestimit, duke thënë që në momentin që u vu në pranga Dumani ka qenë i plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.