×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas fjalimit të Bashës, atmosferë e zjarrtë në selinë e PD-së

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 21:15

    Me qindra simpatizantë janë mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike.


    Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit mbështetësit u mblodhën para selisë blu, ku nuk mungon entuziazmi i tyre për fitore

    Ndërkohë që kreu i PD mbajti fjalën para tyre.

    Basha deklaroi se kjo është fitore e qartë, duke theksuar se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.

    “Faleminderit! Shqiptarët zgjodhën ndryshimin. Kjo është fitore e qartë për popullin shqiptar. Është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi e durim”, tha Basha, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!