Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Korçë, u ndjenë dhe në Tiranë.
IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bilisht, me një thellësi 9 kilometra.
Ndërkohë, më herët një tjetër lëkundje është regjistruar po në Bilisht me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.
Pak minuta më parë edhe Greqia është goditur nga një tjetër tërmeti i fuqishëm.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 rihter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.