Pas lajmit fals për tërmet, mijëra njerëz kanë dalë në sheshe dhe kanë mbushur rrugët me vetura për të ikur nga Tirana.
Ky panik dhe frikë tek qytetarët ka ndodhur pas lajmit të publikuar nga portali Syri.net , ku i vihej në gojë sizmiologut grek Akis Tselentis fakti se në orën 23:30 Shqipërinë do ta godasë një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter.
Autoritetet kanë reaguar me shpejtësi në lidhje me lajmin, duke e hedhur poshtë si një “fake news” me qëllim për të sjellë panik mes qytetarëve.
Portali në fjalë e ka pranuar se nuk e ka pasur të konfirmuar lajmin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.