Një ditë pas shpërthimit me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij.
Familja e prokurorit që është pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ruhet nga policia, meqënse mendohet se ishte një mesazh paralajmërimi për Muçën dhe nuk kishte synim jetën e tij.
Kujtojmë se hpërthimi ndodhi ditën e djeshme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, ku mjetit tip “Benz” me ngjyrë të zezë iu vu tritol teksa ishte i parkuar në minus dy kate brenda një qendre tregtare. Mjeti pësoi dëme materiale dhe gjithashtu një mjet pranë tij.
Prokurori Arjan Muça është aktualisht te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa merret me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kalojnë në Vetting. Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka qenë mesazh për vetë prokurorin, apo për bashkëshorten e tij, e cila është gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.