×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas takimit me Vuçiqin, Zaevin e Gjukanoviqin, Rama e nis ditën duke cituar profetin Muhamed

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 11:08

    Një ditë pas organizimit në Tiranë të samitit për Mini Shengenin ballkanik, kryeministri Edi Rama mëngjesin e së dielës e ka nisur duke cituar fjalët e shenjta të profetit Muhamed


    Në një postim në Facebook, Rama ka postuar një citat me fjalë të shenjta të profetit Muhamed, me mesazhin për njerëzit.

    “FJALËT E SHENJTA???⛪?

    ‘Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër’, (Paqja qoftë mbi të!)”, shkroi Rama.

    Mesazhi i Ramës vjen një ditë pas samitit me presidentin e Serbisë dhe Malit të Zi si dhe me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, për jetësimin e idesë së Mini Shengenit ballkanik.

    Ky samit u bojkotua nga Kosova, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama përcolli mesazhe me tone të ashpra, madje edhe fyese për lidërët shtetërorë të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!