×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas vdekjes së Bashkim Finos, Rama ndalon aktivitetet elektorale

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 9:39

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se humbja e Finos është e pabesueshme.


    Rama thekson se sot është ditë zie dhe aktivitetet elektorale të PS do të ndalen për të nderuar kujtimin e tij.

    “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë?

    Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

    Ndërkohë deputeti socialist humbi betejën me Covid-19, pasi prej ditësh ishte i shtruar në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!