×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD dhe LSI denoncojnë: Kadastra në Sarandë shpërndan legalizime për vota

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 16:28

    PD dhe LSI kanë denoncuar se në Sarandë Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpërndan leje legalizimi ditën e heshtjes zgjedhore në këmbim të votave.


    Kandidati i LSI, Sarandë,Dhimitraq Lapa deklaron se administrata po shkel në mënyrë të hapur ligjin elektoral, teksa garanton se ka prova filmike se si Kadastra e Sarandës po përdor legalizimet në këmbim të votave për PS.

    ‘’Si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI për të denoncuar një krim zgjedhor. Sot është heshtje elektorale, dhe ASHK në dispozicion të Rilindjes shpërndan certifikata për leje legalizimi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

    Kemi fakte dhe prova të filmuara që punojnë, si tek ALUIZNI, si tek Hipoteka. Do i denoncojmë në KQZ dhe organet e zbatimit të ligjit. Shkelje flagrante në favor të votës për Rilindjes.’’- tha Dhimitraq Lapa.

    Reklamë

    Nga ana tjetër nënrkyetarja e PD për Sarandën, Matilda Qurku thotë se jashtë kamerave, punonjësit e Kadastrës i kanë thënë se po shkojnë me detyrim në punë edhe pse sot është ditë pushim prej heshtjes elektorale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!