×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD i vjedh sloganin kompanisë që mbledh plehrat në Tiranë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 17:10

    Teksa duhen edhe pak ditë nga mbyllja e fushatës elektorale, rezulton se slogani me të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po u drejtohet shqiptarëve, është një kopje.


    Slogani i zgjedhur nga PD për 25 prillin, “Bashkë për ndryshim” është i ngjashëm me atë të kompanisë së pastrimit “Eco Tirana” në kryeqytet “Bashkë me ne për ndryshimin”.

    Por, nuk është vetëm mesazhi. Edhe sigla, e cila gjendet tek automjetet e pastrimit të kompanisë së plehrave, është e ngjashme me atë të PD, pasi zemra është vizatuar në të njëjtën mënyrë si gjethja.

    Ky nuk është rasti i vetëm kur kreu i PD-së ‘kapet mat’. Në fillim të fushatës Lulzim Basha u akuzua për kopjim të mënyrës së të bërit politikë nga Edi Rama, duke botuar libër para zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!