×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD nis rikuperimin në Durrës, rriten tensionet jashtë qendrave të numërimit

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 22:00

    Partia Demokratike po fiton ndjeshëm terren kundrejt Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.


    Deri më tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 212 qendra votimi nga 481 në total. Konkretisht në Durrës janë numëruar 64274 vota të vlefshme.

    Qarku i Durrësit deri më tani po udhëhiqet nga Partia Socialiste me 33363 vota. Ndërkohë Partia Demokratike vjen më pas me 25544 vota. Në vendin e tretë deri më tani renditet partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

    Ajo që vihet re në Durrës, është rritja e numrit të votave në mënyrë të shpejtë për Partinë Demokratike. Kjo ka rritur edhe tensionet në dis KZAZ. Konkretisht në KZAZ nr.22, e vendosur tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini” ka rinisur procesi i numërimit ndërsa jashtë kësaj KZAZ-je kishte grumbullime njerëzish.

    Aty ndodhej edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. KZAZ nr.22 ka qendrat e votimit të zonës së plazhit, Shkozetit dhe ish-Kënetës.

    Kujtojmë se numërimi në Durrës ka nisur më vonë se në të gjithë Shqipërinë. Një natë më parë, numëruesit e PD-së u tërhoqën për disa orë dhe nuk po nisnin procesin e numërimit, i cili filloi vetëm pas orës 04.00./abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!