×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD protestë ditën e samitit në Tiranë, Berisha: Rama s’ka të ardhme, priti BE-në si ‘hajdut zgjedhjesh’

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 19:41

    Teksa liderët evropianë zhvillojnë Samitin në Tiranë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka udhëhequr një protestë në bulevardin “Zogu i Parë”, ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur kundër asaj që Berisha e cilëson “farsë elektorale”.

    “Para 87 partive në forumin IDU paraqita masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit, apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë për blerje të votave me qindra milionë euro dhe duke shtuar se “Rama nuk ka të ardhme, ai priti liderët e BE-së si një hajdut zgjedhjesh”, tha Berisha.

    Pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 11 majit, deputetë, kandidatë, aleatë dhe disa mbështetës të PD kanë dalë në protestë pasi pretendojnë se vota e tyre është manipuluar dhe se qytetarët janë intimiduar.

    Kujtojmë që kryedemokrati Sali Berisha ditën e parë të numërimit të votave deklaroi se nuk do i njohë zgjedhjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!