Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet në terren.
Kështu u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, teksa kanë treguar vendet se ku kanë mbetur aktive vatrat e zjarrit.
“Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara. Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës – Skuraj, bashkia Kurbin – Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat”, thuhet në postimin e tyre.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.