×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përdhunoi të miturën, nëna: 57-vjeçari ka abuzuar për 10 vite dhe me mua

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 14:35

    Pak ditë më parë u bë publik rasti i përdhunimit të 10-vjeçares në Kuçovë nga një 57-vjeçar i identifikuar si Ajet Dume.


    Duket se situata është rënduar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga nëna e 10-vjeçares për News24.

    Sipas saj, Ajet Dume ka abuzuar seksualisht për 10 vite edhe me nënë e 10-vjeçares.

    Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar. Nëna ndërkaq ka treguar se i ka dhembur në shpirt abuzimi që ai ka bërë me vajzën e saj të mitur 10-vjeçare, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë.

    “Ka kërkuar dhe kërkon të abuzojë edhe me mua. Po, ka abuzuar edhe me mua. Ai më bënte presion me sëpatë, thikë, nuk e denoncoja dot. Ai më ka abuzuar me forcë, unë nuk kam dashur. Bashkëshorti rrinte te motra e tij, se kishte frikë mos e rrihte. Po bën 10 vite që ai abuzon me mua rregullisht. Denoncimin e bëra më shumë për vajzën, se është e vogël dhe nuk di. Më dhemb shpirti për vajzën, ndaj shkova në polici. Unë shkova te shtëpia e tij me mirëbesim, nuk ma merrte mendja. Me mua ka abuzuar në çdo moment, ndërsa me vajzën abuzonte vetëm kur ishte i pirë. Ai na bënte presion dhe nuk kisha çfarë të bëja. Po të merrja policinë, ai do na vriste, sepse e kishte armën në dorë. Abuzimin tim ja kam treguar vetëm burrit, sepse nëna më ka vdekur. Edhe burrit i bënte presion, e pranoi nga frika”, është shprehur e ëma e të miturës.

    Kujtojmë që ditën e sotme është dhënë dhe masa e arrestit me burg për 57-vjeçarin Ajet Dume.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!