×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përfundon gjykimi për grupin “Bajri”, këto janë dënimet për 5 anëtarët

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 11:16

    Diten e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkoder i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshten e vitit 2018, si një nga operacionet e para te Forca e Ligjit.


    Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit.

    VENDIMET

    1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

    2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe dhuke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

    3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

    4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

    5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!