×
  • Lajme
  • Shqipëria / Rezultatet

    Përfundon numërimi i votave, si ndahen mandatet në Kukës

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 22:22

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Kukësit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PD-ASHM ka dalë forcë e parë në këtë qark me 19,845 vota, duke siguruar 2 mandate deputetësh.

    Mandatet i kanë fituar Flamur Hoxha nga lista e mbyllur dhe Elvira Preka nga lista e hapur, e cila ka marrë 1,822 vota, duke lënë pas kolegët e saj në garën brenda listës.

    Partia Socialiste ka siguruar vetëm një mandat në Kukës, që i takon Eduard Shalsit nga lista e mbyllur, me një total prej 11,355 votash. Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) është renditur forcë e tretë me 5,082 vota, por pa arritur të sigurojë përfaqësim në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!