Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë, teksa situata vjen duke u përkeqësuar.
Naftëtarët janë të vendosur për të mbajtur rezistencë me qëllim vënien e derejtësisë dhe kompanitë të shlyejnë detyrimet e prapambetura kundrejt tyre, ku numërohen deri në 13 paga.
Ky vendim, erdhi pas protestave dhe mos marrjes të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve pasi më 3 shtator skadoi dhe afati i marrëveshjes së arritur.
Më herët, kreu i Sindikatës së Naftëtarëvë është shprehur se kthimi i detyrimeve të prapambetura ishte premtim i bërë nga vetë kryeministri Edi Rama, që prej vitit 2017.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.