×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përleshje mes dy grupeve në Turqi: Qëllohet për vdekje me thikë i riu shqiptar, rëndë bashkëkombësi tjetër

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 19:31

    Një 19-vjeçar shqiptar, i identifikuar Serxho Sharra, ka humbur jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve në Turqi.


    Mediat turke raportojnë se i riu ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë gjatë sherrit mes dy grupeve.

    Ndërkaq autorët e vrasjes ia mbathën nga vendngjarja dhe janë vënë në kërkim nga policia. Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe një tjetër shqiptar me inicialet B.M., shok i të ndjerit.

    Trupi i pajetë i Serxho Sharrës u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Një hetim ka nisur nga policia turke për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!