×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasen dy vetura në aksin Tapizë-Thumanë, vdes 60-vjeçari

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 9:30

    Mëngjesin e së dielës, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i njërës prej tyre.


    Policia njofton se shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Fiat është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç.

    Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!