×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasja mes Lucës dhe Boçit, Rama: U grushtua një krijues i madh dhe iu mor telefoni

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 13:46

    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi sërish Elbasanin pas ditës në të cilën ndodhën përplasjet mes militantëve të PD dhe PS. Ndërkohë kreu i qeverisë përsëri ka kritikuar grumbullimet në takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


    Nga Elbasani, Rama është shprehur se ata do të respektojnë rregullat, duke i cilësuar si papërgjeshmëri atë që ndodh në krahun tjetër politik.

    Po ashtu, shefi i qeverisë ka reaguar për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

    Përplasja mes Boçit dhe Lucës, Rama: U grushtua një krijues i madh dhe iu mor telefoni. Rama e ka cilëusar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën si krijues të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!