Fluturimet në Rinas janë pezulluar pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Ballukudështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë pezulluar punën.
Nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Kjo do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill.
Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.
65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën për shkak të pagave të tyre, stresit në punë dhe kërkojnë zgjidhje të kontratës. Balluku sot nuk arriti t’i bindë për një marrëveshje, dhe kjo ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha fluturimeve siç njofton edhe Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, ICAO.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.