Nuk ndalen aktet kriminale, kësaj here në Shkodër. Pasditen e sotme një 50 vjeçar është plagosur me armë zjarri te Ura e Bunës, në hyrje të Shkodrës.
I plagosuri i identifikuar me inicialet G.B mësohet se është qëlluar në pjesën e shpinës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
“Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore” njoftoi policia.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.
Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi policia për momentin nuk bën me dije identitetin e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.
Plagosja në Shkodër vjen pas dy atentateve kriminale në Durrës dhe Lezhë ku u vranë katër persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.