×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja në Shkodër, zbulohet emri i autorit të dyshuar dhe arsyeja e atentatit

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 21:56

    Është zbuluar emri i autorit të plagosje së 50-vjeçarit Gëzim Bici pasditen e sotme në zonën e quajtur Ura e Bunës në Shkodër.


    I dyshuari kryesor i këtij atentati është Bardh Isufi, i cili dyshohet se e ka ndjekur disa metra të plagosurin ndërsa arma me të cilën është qëlluar dyshohet se është një pistoletë me silenciator, por policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit dhe vazhdojnë kërkimet nga efektivët.

    Ndërsa nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është pikërisht pronësia, pikërisht një ndërtesë që kishte 50-vjeçari i plagosur që pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant.

    Bici u plagos në qafë e në dorë me dy plumba, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!