×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po kthehej me biçikletë nga qendra tregtare, përplaset për vdekje 31-vjeçarja shqiptare në Itali

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 15:27

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, si pasojë e të cilit humbi jetën një 31-vjeçare shqiptare. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në Casalmaggiore të Cremona-s, në Itali.


    31-vjeçarja shqiptare, e identifikuar nga mediat italiane vetëm me iniciale N.G., po kthehej me biçikletë nga një qendër tregtare, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një grua 56-vjeçare.

    Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, përplasja ishte fatale për të renë shqiptare, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Mediat italiane shkruajnë se kjo rrugë është bërë shpesh burim aksidentesh fatale, kryesisht për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës. Përpjekjet e para të mjekëve për ta shpëtuar kanë qenë pa rezultat dhe 31-vjeçarja humbi jetën tragjikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!