Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën historike të asaj zone rreth ekzistencës së jetës në periudha shumë të hershme.
Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej ku ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.
“TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.
Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone 3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.
Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjetjeve.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.