×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po transportonin 12 sirianë, dy në pranga në Kukës

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 12:54

    Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona që u kapën duke transportuar 12 shtetas sirianë.


    Në pranga ranë:

    -B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë.

    -M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, që u kap në aksin Kukës-Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

    Uniformat blu raportojnë se shtetasit sirianë nuk dispononin dokumente identifikimi.

    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!