Një i ri ra në prangat e policisë së Shkodrës ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij me akuzën e trafikimit të klandestinëve.
Policia arrestoi shtetasin R. Ç, 18 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Sipas policisë, dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qera nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.