Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit ka nisur. Sot është dita e katërt ku qytetarët anembanë vendit protestojnë për çmimet stratosferike.
Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin ‘Skënderbej’ nga ku edhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Një i moshuar ka thënë i përlotur se arsyeja se pse ka dalë në protestë është se po “u bie në qafë fëmijëve”, për shkak se nuk mund të përballojë këtë rritje të çmimeve.
“Mos të kemi fëmijët nuk jetojmë, iu biejmë në qafë fëmijëve për ushqim, nuk mund të flas më, më falni.”-u
shpreh i moshuari, teksa shtoi se nëse nuk do të ishin fëmijët në emigracion, ata nuk do të kishin mundësi që të jetonin.
Shqipëria po vlon nga protestat që janë shumë masive ditën e sotme. Mijëra persona kanë mbushur sheshin para kryeministrisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.