×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policët shqiptarë më pak të paguarit në rajon, shumë prej tyre dhanë dorëheqjen ose emigruan

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 9:35

    Punonjësit e policisë në Shqipëri rezultojnë më pak të paguarit krahasuar me pagat e kolegëve në rajon.


    Në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Shqipëria renditet e fundit. Një inspektor policie në Shqipëri merr 409 euro si pagë bazë ose 500 mijë lekë, në Maqedoninë e Veriut me 435 euro, në Kosovë paguhet 454 euro, ndërsa në Serbi 600 euro.

    Problematika të tjera të policisë në vend janë dhe orët shtesë, dietat, heqja e largësisë nga vendbanimi kur punonjësit punojnë në qytet tjetër, mungesa e transportit etj.

    Vetem gjatë vitit 2019, rezulton 260 efektivë policie dhanë dorëheqjen nga radhët e policisë së shtetit, teksa një numër i konsiderueshëm efektivësh kanë emigruar jashtë vendit./ Euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!