Policia e Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në zonën e Pezës, ku menjëherë pas ngjarjes u arrestua efektivi i FNSH Flamur Karaj 58 vjeç.
Sipas policisë, Karaj ka qëlluar me armën e shërbimit në kokë, kushëririn e tij, Enver Karaj.
“Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, sqaron policia.
Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë Flamur Karaj është vetë dorëzuar pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë.
Materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të më tejshme në ngarkim të shtetasit F. K., për veprën penale, “Vrasja me dashje”, e ngelur në tentativë .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.