Efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj që vrau me dy plumba Klodian Rashën, u shfaq i penduar në seancën gjyqësore, ku u vendos “arrest me burg” ndaj tij.
Mësohet se Hajdaraj ka thënë: “Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë njeriu!”
Ai ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’i kërkuar falje për vrasjen e djalit të tyre.
Akuza zyrtare e lexuar në seancën gjyqësore policin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e “Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, e parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim deri në shtatë vite burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.