×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Polici tenton të vrasë me armë zjarri një qytetar në Shqipëri

    Reporteri
    30 Prill 2022 | 12:26

    Një efektiv policie në Korçë është vënë në prangat e kolegëve të tij për shkak se me armën e shërbimit ka tentuar të vrasë një person.

    Sipas Fax News bëhet fjalë për policin Aldo Braholli. Ky i fundit, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës funksionale, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta me shtetasin me iniciale B. D., të cilin ka tentuar ta qëllojë me pistoletë, të cilën e disponon si punonjës policie.

    Por, në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar në komisariat.

    Polici akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

    “Korçë/ Drejtoria Rajonale e AMP Korçë arrestoi në flagrancë më datë 29.04.2022 punonjësin e policisë, Inspektor A.B., me detyrë trup shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!