×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia e Shtetit reagon për vrasjen e 25-vjeçarit: Po analizojmë shkaqet

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 15:46

    Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua me dy plumba nga një efektiv policie, pasi kishte dalë gjatë orës policore dhe nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar.


    Përmes një deklarate, Policia sqaron se po vijojnë intesivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

    Ky institucion, shprehet se krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura për zbardhjen e ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

    Reagimi i Policisë:

    Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

    Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

    Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!