Një 56 vjeçar ka rënë në në prangat e Policisë së Vlorës, pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim për të për akuzën e ngacmimit seksual.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 29 vjeçar nga Kukësi pasi është kapur në Sarandë duke drejtuar mjetin i dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin J. Sh., 29 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.