Mes personave të shpallur në kërkim lidhur me protestën një dite më parë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave, është edhe reperi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi).
Stresi deklaroi dje në protestë se ishte rritur me të riun që u vra nga policia ndërsa kërkoi nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen pasi një i ri u vra duke shkuar në shtëpi në mënyrë të padrejtë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.