×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia fundos 29 vjeçaren shqiptare, ia sekuestron 20 mijë paund në aeroport

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 10:53

    Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.


    Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund.

    Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

    Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

    Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!