Gati 2000 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar prej anti drogës grekë në zonën malore të Thivës në Greqi.
Bimët e kanabisit ishin të lartësive 1.5-4 metra dhe trafikantët kishin filluar vjeljen e boçeve të para të kanabisit.
Sipas anti drogës se Athinës, plantacioni i gjetur në mal, ishte mbjellë me teknologji moderne. Trafikantët kishin marrë masa për të gjetur sasi uji për vaditje dhe plehërim,ndërsa për ruajtjen ishin vendosur disa persona të armatosur.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim disa shtetas, 2 grekë dhe 4 shqiptarë, ndërsa dyshohet se mbas kësaj sasie gjigante droge ndodhen grupe të forta trafikantësh droge.
Për shkuljen e bimëve të kanabisit u deshën dhjetëra policë të cilët punuan për 2 ditë, ndërsa autoritetet përdorën edhe një helikopter për transportimin e bimëve drejtë drejtorisë së policisë se Thivës, për tu ngarkuar në vazhdim në kamionët e policisë.
Mësohet se përfitimet e organizatës ë trafikut të kësaj sasie droge,do të kalonte 7.000.000 eurot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.