×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia nisin gjobat të vendosura për thyerje të masave COVID-19

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 17:07

    Shkelësit e rregullave të karantinës rezultojnë se janë 16 herë më shumë se të prekurit dhe të vdekurit në vendin tonë nga virusi i rrezikshëm COVID-19.


    Kështu në 33 ditë shtetrrethim policia ka ndërmarrë 7602 masa administrative për qytetarët të cilët nuk respektuan oraret e lëvizjes në këmbë apo me makinë, mbylljes së bizneseve, distancimin social si dhe shkelën karantinën.

    Por çfarë ndodh sot me këto shkelës të këtyre rregullave ?

    Pas gjobitjes, policia ka vijuar me grumbullimin e masave administrative të ndërmarra ndaj shkelësve që thyen rregullat e karantinës. Qytetarët i janë drejtuar dyerve të policisë së Tiranës për të dalë në komision e për të ankimuar masën administrative të ndërrmarrë.

    Për mikrofonin e Report TV ato shprehen se kanë ankimuar masat e ndërmarra pasi sipas tyre gjobitja ndaj tyre ka qenë e padrejtë nga ana e policisë.

    -Po jam gjobitur

    Për cfarë keni ardhur?

    -Për ankimin për komision. Jam gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra. Ka pas një objekt një kamer, në bazë të kamerës më kanë vënë gjobën. Është e padrejtë për mendimin tim.

    Jeni gjobitur me masë administrative?

    -Po

    Sot keni ardhur për ta ankimuar apo për të dal në komision?

    -Në komision. Jam gjobitur me 100 mijë lekë.

    Keni qenë duke lëvizur jashtë orarit apo keni qenë pa autorizim?

    -Pa autorizim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!