×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia përballet pa mbrojtje me protestuesit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 17:54

    Vrasja e 25-vjeçarit ka shkaktuar zemërim tek shqiptarët dhe sot qindra qytetarë janë mbledhur në proteste pra Ministrisë së Brendshme duke qëlluar me objekte të ndryshme dhe duke bërë thirrje për drejtësi.


    Ndërkaq policët që kanë dalë në rrethim të godinës së brendshme bie në sy që janë pa mbrojtje, si për të dhënë mesazhin se nuk duan të përdorin armë edhe në respekt të ndjeshmërisë që ngjarja tragjike e policit që qëlloi të riun Klodian Rasha.

    Protesta vjen në një kohë pandemie, ku pjesa më e madhe e protestuesve janë pa maska dhe pas distancë fizike. Dhe fakti që njerëzit kanë dalë në protestë vjen nga një zemërim i madh lidhur me ngjarjen e rëndë të policit që vrau të riun, por nga ana tjetër edhe shëndeti i protestuesve dhe efektivëve që ndodhen atje është po aq e rëndësisshme.

    Protesta ka nisur rreth orës 16:00 para Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasi kishte shkelur orën policore.

    Në protestë janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Lleshaj, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për ngjarje të tjera të ndodhura nga policia, për të cilat bëjnë fajtor atë.

    Rasha u vra mesnatën e së martës pranë shtëpisë së tij. Sipas efektivit të policisë, që e qëlloi për vdekje, ai kishte menduar se i riu kishte një armë, gjë të cilën nuk e kishte kuptuar qartë pasi sipas tij nuk kishte dritë të mjaftueshme. Klodian Rasha nuk u gjet me armë në dorë kur mbeti i vrarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!