Gjatë kësaj jave forcat e policisë kanë bllokuar 24 mjete lundruese në kuadër të operacionit për garantimin e sigurisë në të gjitha plazhet e vendit.
Aksioni i policisë është shtrirë nga Velipoja deri në Ksamil dhe janë sekuestruar 15 motorrë uji, 5 skafe dhe 4 gomone.
6 mjete lundruese janë bllokuar pasi kanë thyer perimetrin e sigurisë të vendosur për të mbrojtur pushuesit. Për drejtuesit e tyre janë vendosur edhe gjoba prej 100 mijë lekësh.
Ndërsa për drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, përveç bllokimit, janë vënë edhe gjoba prej 10 mijë lekësh, pasi u mungonte dokumentacioni.
Ndërkohë, forcat e policisë detare nga Velipoja në Ksamil jane përfshirë edhe në operacione shpëtimi duke ndihmuar 4 pushues që ishin në rrezik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.