×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Porosi online për kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 22:09
    Foto: Ilustrim

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në doza të vogla. Shqiptarët e arrestuar në L’Aquila janë një 29 vjeçar dhe një 30 vjeçar.


    Por si u zbuluan? Dy të rinjtë kishin rënë prej disa muajsh në ‘rrjetën’ e përgjimeve, pasi merrnin porositë me telefon.

    Agjentët i mbajtën në monitorim dhe një moment që po dorëzonin porosinë, dozat që shkonin deri në 100 euro grami, ndërhynë. Të rinjtë shqiptarë bënë rezistencë duke kundërshtuar, por tashmë do të përballen përveç akuzës për drogën edhe për kundërshtim të policëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!