×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pranga stilistit, pilotit dhe fotografit shqiptar, si i furnizonin me kokainë VIP-at grekë

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 21:13

    Një shqiptar ka rënë në pranga për trafik kokainë në Greqi. Sipas mediave greke ai bashkëpunonte me dy grekë të tjerë në trafikun e kokainës në Athinë.


    Të arrestuarit grekë janë një stilist i njohur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe një pilot, ndërsa shqiptari i prangosur është fotograf.

    Në 3 muajt e fundit, treshja e trafikantë të arrestuar u dërgonte kokainën në shtëpi VIP-ave nga fusha artistike, showbiz dhe më gjerë.

    Bazë për përgatitjen e drogës shqiptari dhe dy grekët kishin shtëpitë e tyre. Nga kontrolli u zbuluan dhe sekuestruan; sasi kokaine, pesha totale 795.1 gram, sasi e vogël kanabisi, 30,9 gram, 3 pistoleta, njëra prej të cilave ishte vjedhur, 784 gëzhoja, të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, 4 peshore precize, 9 telefona celularë dhe 8570 euro nga trafiku i drogës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!