×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prej 7 ditësh asnjë përgjigje tamponi në Berat, mungojnë testet

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 14:03

    Duke filluar që nga data 11 shkurt, testet e Covid, të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.


    Bëhet me dije se vonesa ka edhe në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë qytet.

    Gjithashtu, burimet nga Njësia Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se pranë këtij institucioni ka mungesa të theksuara të testeve PCR dhe rapid-test.

    Ndërkohë sipas mjekëve epidemiologë, vonesat prej 7 ditësh në mbërritjen e tamponëve jo vetëm përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit i cili merr mjekim pa e ditur nëse është pozitiv por rrezikon edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontakteve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!