Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.
Njëri nga viktimat i cili dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ka qenë oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mhilli, 58 vjeç.
Mësohet se Tonin Mhilli është babai i gazetares Valbona Mhilli. Gazetarja ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, për të atin që tashmë nuk jeton më.
“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja e Report Tv, teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.