×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenca: Nuk pengojmë asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 21:26

    Pas deklaratave të Ambasadores franceze bërë në një intervistë për ABC News vjen dhe reagimi i Presidencës.


    “Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese”- shkruan zëdhënesi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi.

    Blushi shprehet gjithashtu; “Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë”.

    Presidenti sipas zëdhënësit te tij ka një pyetje për Ambasadorët që Blushi i quan “dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente”, a i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912? /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!