×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Meta ju drejtohet protestuesve, bën thirrje për demonstrim paqësor

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 14:23

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për protesta paqësore. Në një mesazh, ai bën thirrje për evitim të konfrontimeve.


    Ndërkohë, situata është tensionuar përpara Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë.

    Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ende nuk është e qartë se si do të vijojë protesta e opozitës.

    Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

    Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.

    Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

    Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!