×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prindërit në punë e tezja e lë vetëm, 4 vjeçarja bie nga kati i tretë

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 12:14

    Një vajzë shqiptare e moshës 4 vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Genova të Italisë.


    Sipas medieve italiane, prindërit e vajzës ishin në punë dhe e kishin lënë atë nën kujdesin e një  të afërmeje, një kushëriri 13 vjeçar dhe vëllait të saj 5 vjeçar.

    Sipas rrëfimeve të fëmijëve të tjerë, ndërkohë që ishin duke luajtur, vajza 4 vjeçare ishte larguar duke i lënë ata vetëm.

    Fëmija u gjet pa frymë nga mjekët dhe pas tentativave të mantelbardhëve, u rikthye në jetë e më pas u dërgua me helikopter në spitalin Gaslini. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!