Policia e Shqipërisë ka njoftuar se e ka shpëtuar një 46-vjeçar nga Prishtina në Velipojë, pasi kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor, shkruan Reporteri.net.

“Policia Kufitare i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan dhe zhvilluan operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

Reklamë