Pasditen e sotme pritet të organizohen sërish protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.
Protesta pritet të nisë në orën 18:00, ndërkohë që ndryshe nga një ditë më parë kur policia u përball me protestuesit e pambrojtur, pasdiden e sotme forcat e policisë janë angazhuar në ruajtjen e sigurisë.
Tubimi pritet të mbahet përpara Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që në terren pritet të jenë 800 punonjës policie dhe në kryeministri janë stacionuar autoblinda të policisë.
Ditën e djeshme kryeqyteti u përfshi nga protesta ku qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës, Disa prej protestuesve dëmtuan dyert e disa prej institucioneve si Ministria e Brendshme e Kryeministria si dhe zbukurimet e fundvitit në qendër të kryeqytetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.